Përmirësohet ekonomia, por rrezikohet nga pandemia! BSH: Do mbështesim rritjen e pagave, rrit inflacionin

12 Gusht 2021, 21:35

Ekonomia e vendit po rimëkëmbet më shpejt sesa ishte parashikuar sipas Bankës së Shqipërisë, e ndihmuar më shumë nga rritja e aktivitetit në sektorin prodhues, në atë të shërbimeve dhe sektorin energjetik.

“Të dhëna indirekte flasin për norma më të shpejta rritjeje gjatë tremujorit të dytë. Pas recesionit të vitit të kaluar, ekonomia parashikohet të rritet relativisht shpejt gjatë vitit 2021”, thuhet në raportin e bankës.