Përndoqi një vajzë, arrestohet 41-vjeçari në Vorë

5 Mars 2024, 14:39 | Përditesimi: 5 Mars 2024, 14:39

Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar nga Vora, i cili ka përndjekur një vajzë për disa kohë.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 31-vjeçare se një shtetas e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Same", për kapjen e tij.’- njofton policia.

r.k./Shqiptarja.com