Përplasen 3 makina në Rrogozhinë, humb jetën oficeri i burgut në Peqin dhe një grua, 2 të tjerë të plagosur

6 Mars, 09:06

RROGOZHINË- Një aksident rrugor është regjistruar Rrogozhinë, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën 2 persona, e ndërsa kanë mbetur të plagosur 2 të tjerë. Mësohet se 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku goditja ka qenë fatale për 2 persona. 

Viktima është identifikuar si T. M., rreth 54 vjeç, oficer i Burgut në Peqin, si edhe një grua e cila humbi jetën teksa po transportohej në spital. Ndërkohë, 2 të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shkak paraprakisht dyshohet parakalimi i gabuar, megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.Kujtojmë që vetëm një ditë më parë, një tjetër aksident rrugor u mori jetën të rinjve në në Kodër-Kashar. Makina u përplas me murin për pasojë, humbën jetën 2 vëllezërit Ismail Sulaj 66 vjeç e Belul Sulaj 63 vjeç, si edhe kushëriri i tyre Dashamir Dema 50 vjeç.  

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha