Përplasi për vdekje me gomone Jonada Avdinë një vit më parë, Arjan Tase merret i pandehur! Nën akuzë edhe 8 policë

11 Korrik 2023, 15:32

Arjan Tase është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Vlorës pas tragjedisë në plazhin e Himarës, ku përplasi për vdekje me gomone 7-vjeçaren Jonada Avdiaj më 2 gusht 2022. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe përveç Tases, ka marrë të pandehur edhe 8 policë të tjerë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.