Përplasja me armë në Lezhë, arrest me burg për 54-vjeçarin, i komunikohet masa te Trauma! Agron Puka: Qëllova për vetëmbrojtje

10 Mars 2024, 12:49 | Përditesimi: 10 Mars 2024, 13:23

54-vjeçari Agron Puka i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në Rrilë të Lezhës, do të qëndrojë në burg pa afat. Ai u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim që prej ditës kur ndodhi ngjarja.

E.B/Shqiptarja.com