Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në muajin prill të vitit 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish kreu i Njësisë Administrative Besnik Simoni.
Për këtë të fundit është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me 12 vite burg, për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
Ndërsa Altin Marku rrezikon dënimin me 28 vite burg për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
















