Përplasja me Nokën e Berishën, Salianji ironi pas mbledhjes së Kryesisë: Në 4 orë, pati ‘protestë’ ndaj demokratëve të pakënaqur

13 Dhjetor, 17:56 | Përditesimi: 13 Dhjetor, 17:56

Ervin Salianji flet pas mbledhjes së Kryesisë së PD.

“Organizimi i protestave dhe revoltës ndaj qeverisë për shkak të skandalit Rama-Balluku, isha i gëzuar që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në 4 orë pati protestë ndaj demokratëve të pakënaqur dhe gjysmë ore ndaj Ballukut”, tha Salianji.

E.H/Shqiptarja.com