Përplasja mes fisit Rraja e Maja, Report Tv sjell video nga shpërthimet në gurore! Banorët e zonës shqetësim se u dëmtohen shtëpitë

7 Korrik 2023, 17:29

Shpërthimet në një gurore në Fushë Krujë, në pronësi të Përparim Rrajës, është bërë shkak për një përplasje të dhunshme mes fisit Rraja me atë Maja. Report Tv sjell video nga shpërthimet në gurore, të cilat janë bërë shqetësim për banorët e zonës, të cilët herë pas herë janë ngritur në protesta për dëmet që u shkaktohen në banesë. Madje, fisi Maja ishte ankuar dhe në polici, çka ka bërë që anëtarë të fisit të deputetit socialist Rrahman Rraja të dhunojnë me shkopinj gome në lokal dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja.