Një jehonë mjaft virale ka pasur polemika e Edi Ramës me ambasadorin rus në OKB, edhe në rrjetet sociale italiane. Në këtë vend, ku ka një impakt të rritur me zhvillimet në Shqipëri, debate i sotëm ka qenë mjaft i mbuluar. Gazetat kryesore si Correre della Sera dhe La Repubbica i kanë dhënë një hapësirë të plotë të gjithë debatit në Këshillin e Sigurimit që u drejtua nga kryeministri shqiptar, ndërkohë në rrjetet sociale ka një impakt të shtuar për reagimin ndaj Rusisë.