Përplasja Rama-Meta\ Pjesa e parë

15 Qershor 2019, 15:03

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Repolitix deklaroi se situata e sotme nuk ka lidhje me '97-ën pasi atëherë qytetarëve iu prek xhepi ndësa sot janë thirrje politike. Ai deklaroi së nëse rikthehet sërish e njëjta situatë të para që do sulmohen janë rezidencat shtetërore.

"Situata e sotme nuk ka lidhje me '97-ën. Atëherë shqiptarët nuk dolën për partitë politike, dolën se iu prek xhepi. Ishin njerëz që kishin punuar dhe humbën ato 5 lekë që kishin. Tani po luhet shah. LSI dhe PD lëvizën sot një gur. Në ’97 shqiptarët u prekën nga xhepi dhe nuk iu doli njëri garant. Jemi në një lojë shahu por nuk është tavolinë e thjeshtë është terriori i republikës së Shqipërisë. Gjithë ndërkombëtarët kanë bërë me dije se nuk do të ndërhyjnë këtë herë. Jemi në pikën që nuk ka më rregulla loje. 

Jemi në momentin kur tifozët janë në fushë.  Kërcënimet që secila palë i bëjnë që ta trembin tjetrin. Njerëzit e dinë tani se kujt duhet t’i bien. Politikanët janë më të pasur se oligarkët vetë.

 Qytetarët janë jashtë vorbullës por kur të hyjë turma, loja nuk dihet se nga shkon. Shqiptarët nuk e kanë harruar ’97. Kur plas lufta e dinë se kush digjet.  Në Tiranë ka vila me rezidenca me polici private dhe shtetërore non-stop. Po shkoi situata aty, ai polici është i pari që i shkon asaj residence mes për mes”