Përplasja te 'Petro Nini' në Mars/ Pas 7 muajsh arrihet marrëveshja mes dy familjeve dhe pronarit, shembet banesa

18 Tetor 2019, 16:08

TIRANE-Shtatë muaj pas përplasjes me Përmbarimin është arritur marrëveshja mes dy familjeve dhe pronarit të truallit te zona e "Petro Ninit".

Report Tv sjell pamjet e momenteve të shembjes së godinës pas marrëveshjes së arritur mes dy familjeve Llapaj e Dervishi me pronarin Aleksandër Gavoçi. Pronari Gavoçi para shtatë muajsh ofroi nga 150 mijë euro për dy familjet dhe banesë tjetër.

Konflikti me akuza dhe kundërakuza arriti deri në përplasje mes përmbarimit dhe anëtarëve të dy familjeve, ndërsa solli edhe shkarkimin e drejtorit të Policisë së Tiranës nga detyra. Historia e përplasjes mes dy familjeve dhe pronarit (lexo ketu).

    No videos found.