'U ofrova 300 mijë euro dhe banesë'/ Pronari i truallit te 'Petro Nini' sqaron konfliktin me dy familjet: E vërteta ime

TIRANE- Pronari i truallit të godinës në zonën e "Petro Ninit", Aleksandër Gavoçi ka reaguar për herë të parë pas konfliktit me dy familjet Llapaj dhe Dervishi, të cilat përmbarimi tentoi që ti largonte për t'i hapur rrugë kështu zbatimit të vendimit të gjykatës, që i kishte dhënë të drejtë biznesmenit të ndërtimit.

Gavoçi që është trashëgimtari ligjor i Ali Rizait, ka dërguar në redaksinë e Shqiptarja.com të gjitha dokumentet duke sqaruar të gjithë historikun e pronës, nga sekuestrimi në 1939, rikthimi në 1944 dhe sekuestrimi për herë të dytë në 1949 nga shteti komunist. Ndërkohë që në vitin 1995 me ndryshimin e sistemit, Kthimi dhe Kompensimi i Pronave vendosi njohjen e pronës. Ai thotë se me vendim gjykate dy familjet në vend që të dorëzonin pronën po e përdorin në keqbesim.

Aleksandër Gavoçi shpjegon edhe arsyet se përse u ofroi marrëveshjen dy familjeve edhe pse vendim i gjykatës ishte në favorin e tij. "Edhe pse disponojmë të gjitha të drejtat, kemi hyrë në negociata dhe kemi firmosur akte vit pas viti, ku kemi pasqyruar vullnetin e mirë dhe anën njerëzore, për ti ndihmuar këto familje, të cilat mua si pronar më kanë dëmtuar, por nga krahu i tyre janë dëmtuar nga shteti asokohe, duke blerë prona pa të drejtë" thotë ai.

Aleksandër Gavoçi deklaron se dy familjeve u ka ofruar sipërfaqe banimi dhe nga 150 mijë euro, 300 mijë në total. Biznesmeni thekson se kanë firmosur vit pas viti kontrata me familjet për marrëveshjen, por që nuk janë respektuar, pasi Llapaj dhe Dervishi nuk pranojnë që të lirojnë godinën. Ai mohon deklaratat e tyre se po nxirren në rrugë, pasi sipas tij u është ofruar strehim dhe marrëveshje që nuk e kanë pranuar dhe shton se këto familje janë pronarë të një vile në Qesarakë. Aleksandër Gavoçi nuk sqaron se përse është refuzuar marrëveshja, ndërsa edhe dy familjet pretendojnë të njëjtën gjë për pronarin e tokës (lexo ketu)

Dy familjet janë në proces legalizimi për shtesat që kanë bërë në godinë dhe në pritje të përgjigjes. Pikërisht këtu duket se qëndron ngërçi, pasi dy familjet kërkojnë që të zgjerohet marrëveshja për të përfituar më shumë nëse legalizohet shtesat që kanë bërë. Në datë 30 janar të këtij viti Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë në favor të biznesmenit Aleksandër Gavoçi, i cili përmes përmbarimit kërkoi zbatimin. Por pas përplasjes ditën e djeshme, cështja është sërish në gjykatë. Pjesëtarët e familjeve tek “Petro Nini" kërkojnë nga gjykata e Lartë shqyrtimin me përparësi të kërkesës për pezullim të ekzekutimit të vendimit të studios përmbarimore.

(Kliko këtu për të lexuar komunikatën e Aleksandër Gavoci për çeshtjen)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 13/03/2019 10:59

    ligji 8235/2004 e shprehte shume qarte se kur je subjekt i kthimit&kompensimit te pronave...vetem kur prona te eshte mare ne menyre te padrejte nga shteti komunist nga 28.11.1944. Ky nuk shte subjekt i ligjit, pasi eshte shpronesuar me 1939 kundrejt nje pagese. HAJDUTERIA HAPTAZ!!!

    Përgjigju
  • Ger: 13/03/2019 10:16

    Sipas dokumetave qe ka derguar zoteria, ato familje kane te drejten e 1/2 se pronesise se truallit (Vendimi i kthimit te pronave). Pra nuk me duket se ai qenka pronar i vetem aty dhe po i ofron atyre dicka per "humanizem". Atyre u takon gjysma, edhe pse shteti ka gabuar qe e ka bere ate bashkepronar me familjet, pasi ato e kishin blere me pare nga shteti, dhe shteti duhet ta kompensonte ne menyre tjeter!

    Përgjigju
  • xreport: 13/03/2019 10:04

    300 + 100 banes 400 ca dun mo ? me nje shpi te pa legalizuar

    Përgjigju
  • Aleks: 12/03/2019 23:31

    Ne te gjitha ato qe thote mund te jete I vertete Vetem te sqaroje nje gje Italia fashiste nuk sekuestronte asgje e blinte me lireta dhe me dokumentacion te regullt Ne rast se ke marre leket nuk eshte me prona e jotja por e shtetit Shteti eshte pronari Ai ka legjinitet mbi ate prone ndersa gjykatat deri tani ne shumicen e rasteve bejne qoka dhe ndajne leket Ato 300 mije qe nuk I moren ato I ka marre gjykata Prandaj dalin me nga 10 apartmente dhe garazhe Pastaj vijne verdalle per te gjetur justifikime per pronat qe kane vene me “djersen e ballit “.

    Përgjigju
    • $$$$$: 13/03/2019 12:29

      Bravo aloks OK

  • Delinquenti: 12/03/2019 21:32

    O bisnesmen leshi po deri sa eshte ne gjykate per tu shqyrtu e cdo lloj gjykimi tjeter ti rri urte e respekto ligjet sic jane kur te mbaroje gjithe procesi atehere ti dil dhe futja pordhes.Ti duhet tja kerkosh shtetit demshperblimin se shteti ta ka marre dhe jo ato familje po si i thone asaj fjales qe PARJA HUDH UJTIN PERPJETE dhe ti nuk ben perjashtim nga kjo.Shteti sic ta mori duhet dhe ta japi dhe shteti duhet te beje sic ka bere me te gjithe po shtet dihet qe kemi vetem per fukarain se per ju parelit nuk ekziston jo sot por kurr nuk kemi pas hajt shnet .

    Përgjigju
    • genti: 13/03/2019 18:27

      ka pas rekuizit nocion juridik qe nuk eshte me ne kodin civil ekzitson vetem ne kohe lufte sekuestrim i perkohshem me qera.

    • mashtruesi: 13/03/2019 14:47

      o shoku nuk ka pas sekuestrime ne 1939.ja keni shit italianit

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?