Përplasje e ashpër në ‘Egnatia Arena’, grushte mes tifozëve në ndeshjen e rrogozhinasve kundër Teutës

30 Tetor, 14:20 | Përditesimi: 30 Tetor, 14:20

Një përplasje e ashpër me grushte ka njollosur supersfidën e javës së 9 të Superligës mes Egnatias dhe Teutës. Në momentet që po zhvillohej sfida disa tifozë janë përleshur më njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë qenë tifozë rrogozhinas kundër atyre durrsak apo sherri ka ndodhur mes tifozërisë vendase.

A.Hl/Shqiptarja.com