Përplasje masive dhe 50 të rrëzuar, 4 çiklistë përfundojnë në spital! Anulohet gara

1 Maj 2023, 11:19

Një përplasje masive dhe e frikshme ka ndodhur në Tour de Bretagne në Francë, duke sjellë anulimin e fazës së gjashtë të këtij turi në çiklizëm. Në një rrugë të ngushtë dhe me baltë pas shiut, më shumë se 50 çiklistë janë përfshirë në një incident që përfundoi me katër prej tyre në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.