PËRPLASJE në Kuvend! Tabaku ministres:nuk po bën bisedë te kafja lagjes! Ibrahimaj: Gënjeshtrat...

19 Shkurt, 22:53 | Përditesimi: 19 Shkurt, 22:53

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se ekonomia shqiptare sot është në krizë.

Komentet Tabaku i bëri gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, ku tha se nga të gjithë sektorët e ekonomisë sot, vetëm ndërtimi po vijon të mbajë një ritëm të qëndrueshëm.

Tabaku shtoi gjithashtu se pesha e bujqësisë ka rënë nga 20% në 16%, teksa shtoi se sektori fason, i cili punëson rreth 170 mijë persona, po shkon drejt falimentimit.

I.M/Shqiptarja.com