Përplasje për integrimin/ Dhuka: S’ka bllokim! PD: Procesi mbahet sekret! Dorëzon 11 amendamente

12 Maj, 16:07 | Përditesimi: 12 Maj, 16:07

Tre ishin çështjet kryesore për të cilat kryenegociatores Majlinda Dhuka iu desh të jepte sqarime para Komisionit të Jashtëm teksa bëri një pasqyrim të procesit të integrimit europian. Opozita kërkoi më shumë informacion mbi çështjet që thotë se po bllokojnë integrimin, siç është dosja “Balluku” apo “AKSHI”, ndërsa u fokusuan edhe tek IPARD apo marrëveshjet e investimit me vendet jashtë BE-së. 

    I.M/Shqiptarja.com