Përplasjet mes Drejtorisë së Trashëgimisë dhe Bardh Spahisë lënë në degradim Urën e Bunës në Shkodër! Banorët: Të ndërhyjë Benet Beci

29 Maj 2023, 15:59

Ura e Bunës në Shkodër, monument kulture i kategorisë së parë është lënë në degradim të plotë. Një ndërhyrje e bërë nga bashkia 7 muaj më parë nuk e zgjidhi problemin e dërrasave të kalbura, ndërsa Drejtoria e Trashëgimisë zvarrit projektin e restaurimit total për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me kryebashkiakun në largim, Bardh Spahia.