Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes deputetëve.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali përjashtoi nga seanca deputetin e PD Flamur Noka, pasi ky i fundit u përplas verbalisht me deputetin Petro Koço, madje në një moment e qëllon në dorë.
Deputetët e PD menjëherë pas njoftimit të heqjes së mandatit të deputetit Ervin Salianjit, kanë bllokuar foltoren dhe kanë gjuajtur me sende të ndryshme drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali.