Mbrëmjen e sotme në studion e Report tv me gazetarin Denis Minga, emisioni Repolitix kishte në fokus zhvillimet politike në vend. Me publikimin e përgjimeve nga gazeta gjermane Bild biseda u zhvendos pikërisht tek pasojat dhe rrjedha e këtyre përgjimeve.
Gazetari i Report tv Artan Hoxha deklaroi se përgjimet e publikuara janë vetëm një pjesë e vogël e pazareve të bëra publike ndërkohë që në prova të tjera ka të përfshirë edhe ish-deputetë nga opozita por edhe video ku tregohet dhënia e rryshfetit në këmbim të votës.
Artan Hoxha deklaroi se situata në vend, duket e tensionuar dhe duhet me patjetër ndërhyrja e ndërkombëtarëve përndryshe në protestën e së premtes mund të ketë edhe viktima.