Përshkallëzohen protestat për vrasjen e 22-vjeçares në Iran, 17 viktima! Presidenti: Urdhërova hetim, por vdiq nga ataku i zemrës

23 Shtator 2022, 17:59

Dita e 6 e protestave i gjeti 80 qytete të Iranit në valë të dhunshme protestash. Zemërata e qytetarëve u rrit pasi policia vrau 17 protestues dhe pretendon se vdekja e Mahsa Aminit, ishte natyrale. Qeveria paralajmëron se do të nxjerrë ushtrinë në rrugë.