Persona të mbuluar dhe me maska te protesta e studentëve

10 Dhjetor 2018, 11:23

Ditën e sotme ka vijuar protesta e studentëve, ndërkohë që në orën 11, pritet që kryeministri Rama të dalë në një bashkëbisedim Live në Facebook, për të dialoguar me studentët për kërkesat që kanë shtruar. 

Mirëpo, protestën e nisur nga studentët, po përpiqet 'ta grabisë' PD dhe LSI. Mediat kanë pasqyruar gjatë këtyre ditëve me dhjetëra raste ku militantë të PD dhe LSI si dhe kryetar PD, FRPD e LRI, janë kamufluar në protestë duke marrë megafonin e duke mos pranuar as dialog, as zgjidhje problemi. Identifikimi i tyre është bërë nga pamjet e mediave dhe rrjetet sociale.

Por, ditën e sotme, disa nga protestuesit kanë mbuluar fytyrën. Pyetja që lind natyrshëm është: Pse i mbulojnë fytyrat? Nga çfarë fshihen? A po përpiqen militantët të mbulohen që të mos identifikohen nga media dhe të mos iu dekonspirohet plani?/ Lexo.al/