PAMJET/ Të gjithë militantët e partive në protestën e studentëve dhe që bëjnë thirrje për tubim nesër para Kryeministrisë

PAMJET/ Të gjithë militantët e partive në protestën e studentëve dhe që bëjnë thirrje për tubim nesër para Kryeministrisë

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit nuk i kanë shpëtuar militantët e partive politike. Report Tv sjell pamjet e disa prej anëtarëve të forumeve politike që i janë bashkuar protestës në Tiranë, por edhe universitetet në rrethe. Kristina Tonaj, anëtare e FRPD Shkodër është njëra prej tyre. Por, pas lajmit Kristina Tonaj ka reaguar duke pranuar që është simpatizante e PD, por që në protestë po vepron sipas bindje personale dhe jo me urdhër të PD. “Unë jam mbështetëse e Partisë Demokratike, por si shumë të tjerë kam rezervat e mia sidomos për sa i përket qasjes së saj ndaj Ligjit “ Për Arsimin e Lartë”. Nuk kam arritur në ato nivele të larta partiake sa të marr komanda direkte nga Lulzim Basha dhe kam qenë ndër ato që ditët e fundit kanë bërë dhjetëra deklarata kundra politizimit të kësaj proteste”, thotë ajo.

Sekretari i Burimeve Njerëzore për LRI, Gaetano Doçi i njohur për mediat si ‘Bodyguard-i’ Monikës (lexo këtu) është një tjetër aktivist që është fotografuar në protestë, po ashtu edhe kryetari i LRI-së në Qarkun Lezhë, Andrea Gjini, por edhe militantë të tjerë të kësaj force. Protestës i është bashkuar edhe një tjetër militant nga Partia Demokratike. Ai është ish – inspektori i tatimeve gjatë kohës që qeveriste Partia Demokratike, Vilson Mahmutaj. Emri i këtij të fundit është referuar në Prokurori nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me akuzën e manipulimit të votave në favor të PD-së, gjatë procesit të numërimit.  

Në protestë është fotografuar edhe një tjetër eksponent i PD-së. Bëhet fjalë për kryetarin e PD në degën e Paskuqanit, Petrit Fejzullahu, ish-financier në ISKSH. Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu përmes një statusi në Facebook denoncon se militantë të PD nga Bathorja i janë bashkuar protestës së studentëve. Ai publikon foton e një personi në protestë, që thotë se është kryeplaku i lagjes 5 Bathore. “Proteste studentesh apo militantesh ? Mos besoni po deshet, kryeplaku i lagjes 5 Bathore, Shyqyri Tershalla, militant i PD ne mes te studenteve!”, shkruan Ndreu.

Në protestën e 11-dhjetorit, protesta e studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit duket se është marrë në dorëzim nga drejtuesit e PD në këtë qytet. Në krye të protestës së studentëve është Jola Hysaj, ish-lektore në këtë universitet, aktiviste e PD në Durrës. Shqiptarja.com ka mësuar se PD ka paguar edhe biletën e studentëve që janë nisur nga Durrësi drejt Tiranës.

Ndërkohë që në Tiranë para ministrisë së Arsimit protestës i është bashkuar edhe një tjetër militant i PD-së, Gentian Gjonaj. Ai ka postuar foton e tij nga protesta e studentëve, ndërsa është i njohur për pjesëmarrjen në tubimet e PD te çadra vitin e kaluar, por edhe te Unaza e Re këtë vit. Në ditën e dhjetë të protestës, Gaetano Doçi i LSI-së është shfaqur sërish. Ai u filmua nga kamerat në krah Vasilit dhe Luan Ramës, deputetë të LSI që sot shkuan në Kuvend dhe shpëtuan mandatet e LSI nga djegia. Por, sapo ka dale nga zyrat e Kuvendit me deputetët e tij, Doçi i është rikthyer e bashkuar studentëve.

Petrika Mele është një tjetër anëtar i LSI-së që i është bashkuar protestës së studentëve. Nesër, datë 17 dhjetor do të jetë dita e 14-të e protestës, ndërsa ai ka publikuar një foto nga takimi sot me Monika Kryemadhin që ndodhej në Korçë, ndërsa bën thirrje që “Në unitet dhe pa flamujt apo teserat partiake, ti bashkohemi nesër në Tiranë protestës madhështore të studentëve, vetëm nën një simbol, atë të flamurit kuqezi. Sot në takimin e Kryetares së LSI znj.Monika Kryemadhi me strukturat drejtuese të LRI Korçë”.

Opozita ka nisur mobilizimin e militantëve në rrethe për protestën e të hënës përpara Kryeministrisë. Edhe pse njoftimi për këtë tubim është i studentëve, PD dhe LSI janë hedhur në sulm duke organizuar mbështetësit për të marrë në dorë frenat e protestës dhe shmangur studentët e për rrjedhojë edhe degdisjen e kauzës së tyre (lexo këtu)

Ora 19:29
FOTO/ Ja militantët e PD dhe LSI-së në protestën e studentëve
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Shqiptar: 11/12/2018 14:18

      Pse merreni me kater koka motra apo vllai kujt, ata ju tregojne ujkun ju doni gjurmet. Shikoni vledhjet qe ka bere qeveria qofshin te majte apo te djathte, kushtet e mesimdhenies, se ata do jene ata qe do kujdesen per ju kur te shkoni be spital. Ska rendesi janeexcellente apo ngelsa excellentet do ikin be gjermani e bote ju me ngelsat e rames dhe diplomat fallco te sales do ngelni. Urime rinise.

      Përgjigju
    • Donela: 11/12/2018 13:09

      Eshte dora e te tremburve qe i perdorin studentet,PD-LSI e shkaterruan kete vend.

      Përgjigju
    • alti: 11/12/2018 10:16

      ptu...malok te qelbur, kokcep.

      Përgjigju
    • Ta ve sta heqi: 10/12/2018 23:00

      Ke dhe nga bashkia kamez ke protesta ne astir,ato te ujsjellsit. Me tomorr kotarja e plot te tjere

      Përgjigju
    • Roza: 09/12/2018 21:33

      Po eshte shume e qarte kush I drejton keta studente te pa organizuar fare. Sdine se cfare po kerkojne. Dora e PD e LSI duket fare hapur.

      Përgjigju
      • Sula: 10/12/2018 22:31

        Edhe dora e Dash ploncit

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

    Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë