Persona të paautorizuar pranë Qendrave të Votimit? Celibashi: E ndaluar në mënyrë kategorike, do adresojmë çdo problematike

9 Nëntor, 10:43 | Përditesimi: 9 Nëntor, 10:43

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u pyet nga gazetarët për denoncimin e deputetes demokratike se persona të paautorizuar po intimdiojnë zgjedhësit në Mat. Celibashi tha se kjo është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe do të interesohen për rastin. Celibashi tha se do adresojnë çdo problematikë qoftë edhe tek organet e ndjekjes

“Tani po bie në dijeni të këtij denoncimi, do ta adresojmë duke komunikuar qoftë edhe me policinë  e shtetit. Është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe duhet ti nënshtrohen veprimeve të mëtejshëm ligjore nga KQZ, për të gjithë ata që mbajnë shënim kush voton, e kush hyri, apo më keq koma nëse përpiqen të intimidojnë votuesit në QV. Nuk kemi hezitim për ta bërë këtë”, tha Celibashi.

r.k./Shqiptarja.com