Personat me aftësi ndryshe në maratonë, 8-vjeçarja e operuar 15 herë zë vendin e parë! 80-vjeçari: Merrem me gara që në 1957, mbaj larg mjekun

23 Tetor 2022, 21:08

Me disa medalje në disa disiplina për personat me aftësi ndryshe, shkodrani Safet Plangaj shënoi një tjetër rekord. Ai zuri vendin e parë në maratonën e Tiranës, në kadegorinë “we Too”. Së bashku me vogëlueshen Elona Çollaku, ata bëjnë thirrje që pavarësisht vështirësive mos të dorëzohemi. Elona Çollaku, është 8 vjeçe dhe mbi supet e saj të vogla mban 15 operacione.