Personazh/ Ismail Dida, blegtori në Kukës që përkujdeset çdo ditë për 250 dele: Blegtoria po ‘braktiset’

8 Maj 2023, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2023-05-08 12:34:28

Më shumë se gjysmën e jetës së tij Ismail Biba, i është përkushtuar blegtorisë, për të mbajtur familjen e tij 12 anëtarëshe. Është nga të paktët blegtorë të Kukësit, që merret për gati 32 vjet radhazi me këtë fushë 60 vjeçari, nga fshati Bardhoc, kujdeset për 250 dele dhe për asnjë ditë nuk e ka ndërprerë kujdesin ndaj tyre.