Përurohet Qendra e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për migrantët e parregullt në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë

11 Korrik 2023, 15:30 | Përditesimi i fundit: 2023-07-11 15:47:09

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Ministria e Brendshme përuruan sot Qendrën e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për migrantët e parregullt në pikën e kalimit kufitar Qafë Botë.