Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit

23 Prill, 15:51

Një grup banorësh në Durrës protestuan sërish para bashkisë duke kërkuar riparimin e dëmeve në pallatin e dëmtuar nga tërmeti. Të mbetur pa shtëpi dhe pa bonus qiraje ata thanë se janë gati të futen në grevë urie, për të tërhequr vëmendjen e institucioneve.