Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025

2 Janar, 17:05

Pesë vite pas termetit, 105 familje në Mirditë kanë mbetur të pastrehë pasi janë ndërprerë fondet e Rindërtimit. Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi, tha se ka marrë premtim nga Ministria e Infrastrukturës se procesi i Rindërtimit për banesat individuale do të rifillojë brenda vitit 2025.