Mjeku Petrit Vargu: Nuk kam pranuar të bëj vaksinën ‘Pfizer’, jam në favor të vaksinës ruse

4 Mars 2021, 23:18 | Përditesimi i fundit: 2021-03-04 23:27:10

Mjeku Petrit Vargu në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se ai nuk e ka bërë vaksinën ‘Pfizer’ dëshiron që të bëjë vaksinën ruse apo kineze, pasi sipas tij janë më të qeta dhe kanë efekte anësore.

‘Unë nuk mendoj se Komiteti i Ekspertëve të ketë tagrin dhe të vendosi për shëndetin tonë. Ne kemi dy avantazhe që Shqipëria nuk po i shfrytëzon se nuk jemi vend i BE-së dhe jemi një vend më popullsi të vogël, por me sasi të vogla të marra nga disa kompani mund të arrijmë shumë shpejt imunitetin e tufës. Unë totalisht, totalisht, dhe prandaj nuk e kam bërë Pfizer, jam totalisht në favor të vaksinave që i quaj më të qeta, si ajo Sputnik dhe kineze. Kam kërkuar me miqtë e mi në Turqi, por Turqia nuk ua bën të hujve, kam kërkuar edhe në Serbi, por edhe Serbët nuk u bëjnë të huajve, por vetëm rezidentëve të huaj, pasi unë e quaj një vaksinë më të qetë. Jo me rezultatin e Pfizer dhe Modernës, por është një vaksinë që ka shumë pak efekte anësore.’- tha Vargu.