Petrit Vasili del kundër sugjerimit të SHBA-ve: Venecia është alibi e hedhur nga Rama

21 Nëntor 2019, 14:25

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka dalë kundër SHBA-ve për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetues. Më parë Ambasada e SHBA në Tiranë sugjeroj që ngërçi për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet sipas opinionit ligjor të Komisionit të Venecias, por për Vasilin dërgimi i çështjet tek Komisioni i Venecias, është një alibi për kapjen e drejtësisë nga Rama. Ai ka shtuar duke thënë se Venecia do të ishte një bllokim i kushtetueses si dhe një sabotim i qëllimshëm për integrimin europian.

Ndërsa për sa i përket shkarkimit të anëtarit të Kushtetueses, Besnik Muçi nga KPA-ja, Vasili është shprehur se shteti i së Drejtës është vënë sot nën një sulm kriminal nga kryeministri Rama. Ndërkohë Vasili ka deklaruar se LSI dhe të gjithë Shqiptarët kërkojmë zbatimin e reformës në drejtësi të miratuar në 21-22 korrik të viti 2016, dhe jo kapjen e kësaj reforme. Sipas nënkryetarit të LSI, sot ekzistojnë vetëm dy zgjedhje: Ose vendosja e shtetit të së drejtës, ose rrëmbimi i tij nga kriminelët.

Strategjia e vetme e Edi Ramës, e cila duhet të jetë tashmë e qartë për çdo shqiptar, është që drejtësinë ose ta rrëmbejë, ose ta bllokojë. Kjo strategji, është tashmë shumë e qartë për Gjykatën Kushtetutese, si institucioni themelor në mbrojtje të Kushtetutës dhe të drejtave të qytetarëve. Pas tentativave kriminale të rrëmbimit të kësaj gjykate, skenari tashmë i vënë në veprim, është ai i bllokimit.

Të gjitha alibitë e hedhura në treg për kërkimin e opinionit të Komisionit të Venecias, s’janë as më shumë e as më pak se sa alibi të turpshme për ti lejuar Edi Ramës të kapë drejtësinë. Kam disa pyetje publike për të gjithë ata që po na flasin sot për Komisionin e Venecias. Përse nuk e hapën gojën kur në kundërshtim të plotë më Komisionin e Venecias, Edi Rama dhe Rilindja zgjodhën Arta Marku me 69 vota, në kundërshtim më rekomandimin e qartë të Komisionit të Venecias për ta zgjedhur me 84 vota?

Përse nuk e hapën gojën, kur Komisioni i Venecias vulosi qartë që Presidenti nuk kishte shkelur Kushtetutën për anullimin e votimeve moniste të 30 qershorit, ndërkohë një Komision i Kriminalizuar Parlamentar vazhdon të qëndrojë në këmbë edhe pas këtij rekomandimi?

    No videos found.