TIRANE-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Besnik Muçi, që Presidenti Ilir Meta e dekretoi gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Kolegji vendosi sot që të rrëzonte vendimin e parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e nxori të pastër duke e shkarkuar përfundimisht dhe larguar nga sistemi pasi nuk justifikon pasurinë.

"Besnik Muçi ka deklarim të pamjaftueshëm për apartamentin 57 m2 dhe kredive te marra tek te afërmit, babai, xhaxhai, vëllai dhe motra. Është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. Nuk deklaroi saktësisht edhe pasurinë tokë bujqësore në Pogradec.

Provat e administruara konsiderohen se janë të mjaftueshme, prandaj Besnik Muçi nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në detyrë. Muçi ka cenuar besimin e publikut dhe për pasojë vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duhet ndryshuar. Për këtë arsye, trupi gjykues vendosi ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit" deklaroi Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Por Besnik Muçi deklaroi se nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe se do të rikthehet në zyrën e Gjykatës Kushtetuese.

Por si e justifikon Muçi mos njohjen e vendimit? Sipas tij, menjëherë pas betimit të tij në Presidencë KLP-ja duhet të hiqte statusin e magjistratit dhe Kolegji të ndërpriste hetimin, pasi nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e Kushtetueses. "Funksioni i anëtarit të gjykatës Kushtetuese i papajtueshëm me asnjë funksion tjetër. Kur u betova e humba statusin e prokurorit dhe këtu kolegji i posaçëm nuk ka pasur kompetencë për të vijuar shqyrtimin.

Vendimi i Kolegjit nuk afekton funksionin tim të anëtarit të Kushtetueses. Nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e Kushtetueses. Nga momenti që Presidenti me dekretoi, KLP është njoftuar, kryetari me një mosveprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetër për dekretin, pasi sipas ligjit ka pasur detyrim ligjor mbarimin e statusit tim të prokurorit, pasi ligji e përcakton se funksioni i prokurorit është i papajtueshëm. Prandaj ky vendim nuk ka efekt" tha ai.

Besnik Muçi u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, por pa i larë hesapet me drejtësinë, pasi Komisioneri Publik e ankimoi dhe sot Kolegji i Posaçëm e shkarkoi. Por cfarë parashikon ligji për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese?

Neni 7/a, i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë thekson qartë se gjyqtari i Kushtetueses para se të dekretohet duhet që të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit të pasurisë dhe figurës, pra vettingun. Tashmë Gjykata Kushtetuese futet në një tjetër ngërç, pasi mbetet me katër anëtarë, ndërsa për të funksionuar duhen gjashtë.

VIDEO/Vendimi i plotë i KPA për Besnik Muçin

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:29
Sapo u shkarkua/ Veprimi i parë i Besnik Muçit që nuk e njeh vendimin e vettingut (VIDEO)

Pas shkarkimit nga detyra, Besnik Muçi deklaroi se nuk do ta njohë vendimin dhe se do të vijojë që të qëndrojë në detyrën e gjyqtarit të Kushtetueses. Hapi i parë në mos njohjen e vendimit ishte largimi pas vendimit të Kolegjit po me makinën e Gjykatës Kushtetuese. Pritet për t'u parë se cfarë do të ndodhë tashmë, që një anëtar i Kushtetueses do të qëndrojë në detyrë pavarësisht se u shkarkua.

1574335101_makinabesnikmucit001.jpg

Makina e gjykates Kushtetuese me te cilen u largua Besnik Muçi
Ora 11:46
Muçi s'njeh vendimin e vettingut/ Balla: Qesharake! Shejtani të lirojë zyrën e Kushtetueses (VIDEO)

E ndërsa Besnik Muçi deklaroi se nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka reaguar duke deklaruar se vendimet e drejtësisë së re duhet të zbatohen.

"Nuk komentoj vendimet e drejtësisë, ato janë të zbatueshme. Të gjithë e dinë se qasja e legjislativit ndaj vendimeve fundore të vettingut. Kjo është qesharake. Vendimet nuk diskutohen vetëm se zbatohen" tha ai.

I pyetur nëse shkarkimi i Muçit e fut në një tjetër ngërç krijimin e Gjykatës Kushtetuese ai tha se "Ajo që kemi thënë është që institucionet e reja të drejtësisë, Kushtetuesja apo e Larta duhet të kenë në përbërje personalitete të drejtësisë që nuk kanë asnjë mangësi në pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale. Më mirë një gjykatë Kushtetuese me katër anëtarë sesa me shejtanin brenda".

Balla kishte një mesazh edhe për Marsida Xhaferllarin, që u dekretua nga Presidenti duke krijuar ngërç, pasi janë dy emra për një vend në gjykatën Kushtetuese. "Askush nuk mund të rrijë në detyrë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën".

Gjithashtu, Balla u shpreh se "Presidenti ka krijuar një konflikt kronik për të penguar reformën në drejtësi. Presidenti të reflektojë dhe ta kthejë në shina" përfundoi ai.

Ora 11:31
Besnik Muçi nuk njeh vendimin: Kolegji i Apelimit nuk ka kompetenca të më shkarkojë! Jam anëtarë i Kushtetueses (VIDEO)

Besnik Muçi ka thënë se nuk e njeh shkarkimin e  bërë nga Kolegji i Posaçëm i apelimit pasi sipas tij që në momentin kur është betuar tek presidenti mandati i tij si prokuror ka përfunduar dhe tashmë ai ka thënë se do të vijojë punën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Muçi ndër të tjera ka hedhur akuza edhe nga kreut të KLP-së Gent Ibrahmi duke e quajtur se ka bërë veprime kriminale duke mos njoftuar përfundimin e statusit si prokuror.

"Falenderim të sinqertë për të gjithë ju që keni ndjekur me vëmendje procesin tim. keni pasqyruar me realizëm faktet provat. Përjashto një gazetar që ka shpifur. Ju falenderoj. Ju treguat situatën time. Shkaqet që Kolegji sot dha vendimin është i lidhur drejtpërdrejt me këto shkaqe. Ju i pasqyruat këto shkaqe.

Shkaku i parë është diferenca financiare 4 viteve në shumën 6 milion lek të vjetra për katër vite të llogaritura sipas KPK dhe të pranuar edhe nga kolegji në kundërshtim të qartë me ligjin. Rendësi e këtij shkaku është në gjendje ta analizojë.

Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë 91'. Por bashkëshortja ime është pasur me burim të ligjshëm.

Shkaku tjetër Mosdeklarimi i një banesa të ndërtuar në 85  e ndërtuar nga prindërit. Bashkëshortja është 1 e 5 bashkëpronare. Vlerën ai truall e ka 40 mijë lekë. Këto u pranuan nga Kolegji

Po kështu edhe huat e marra nga familjarët, nga xhaxhai im. Provave faktin që familja ka patur të ardhura të tjera edhe familja  xhaxhait, por kolegji i e pranoi prapë.

Edhe një hua të marrë 15 vite më parë. Shkak tjetër  i ankimit është.  Provohet fakti se në vitin 2005 vëllai i bashkëshortes ka patur me dokumenta 19 mij paund.  Ndërsa nuk merren parasyshë këto nuk e di dmth. Këto shkaqe u përmendën aty .

Cfarë cënimi kamë unë që kemi një të afërm që është dënuar për moskallëzim krimi. I cili ka marrë edhe pafajësi për mungesë fakti. Jam i detyruar që këto ishin shkaqet që ky kolegj vendosi.

U rikërkuan edhe një herë dokumentet dhe asnjë e re nuk u zbulua.  Sot ndihem shumë i lehtësuar emocionalisht ndryshe nga herët e tjera. Më thoni një tjetër që pasuria e të cilëve nuk kanë dhjetra mijëra pasuri.

Kam zgjedh vetë të bëhem prokuror. Përkushtim korrektesë duke zbatuar ligjin, mëkati i vetëm që bëra para dy vitesh, që ata që janë marrë me shqyrtimin tim, para dy vjetësh aplikova për anëtar të gjykatës kushtetuese. Mëkatin tjetër e bëri Dvorani i cili më bëri të tretin në listë. Mëkati tjetër e bëri Ilir Meta që më emëroi anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i sot nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e zgjedhur në anëtarët e Kushtetueses. Në momentin që kam bërë betimin e kam humbur statusin e prokurorit. Jam anëtarë i Kushtetuses. Kolegji i Apelimit nuk ka patur të drejtë. Ne momentin që ka përfunduar statusi im, unë nuk jam subjekt pasi ata nuk kanë kompetenca. E thotë qartë Kushtetuesja. Mbarimin e mandatit tim e thotë Kushtetuta, e konstaton gjykata kushtetuese me ndryshimet e fundit. Nga momenti i dekretimit, njofoi KLP, i cili e ka njoftuar për dekretin dhe betimin, Ibrahimi me një veprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetjër ka pas detyrimin ligjor të konstatojë mbarimin e mandatit si prokuror" tha Muçi.

Ora 11:27
Vettingu i shkarkoi të zgjedhurin, reagon Meta: Turp, zero surprizë!


Presidenca ka reaguar menjëherë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit që Meta e emëroi në Kushtetuese. Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi shkruan se vendimi për Besnik Muçin nuk ishte surprizë, pasi vettingu është i partisë duke akuzuar shumicën.  "ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!" thotë ai.