Pezullimi i gjobave për bllokimin e rrugëve, Manja i përgjigjet Tabakut: Kushtetuesja nuk pengon Kuvendin të shqyrtojë aktin normativ! Më 28 nëntor festojmë pavarësinë, jo përçarjen

26 Nëntor, 18:33 | Përditesimi: 26 Nëntor, 18:33

Deputeti socialist Ulsi Manja i është përgjigjur demokrates Jorida Tabaku, e cila kërkoi ndërprerjen e diskutimeve për aktet normative pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e gjobave për bllokimin e rrugëve gjatë protestave. Manja sqaroi se Kuvendi ka kompetencën kushtetuese për të shqyrtuar aktin normativ brenda afatit 45-ditor, ndërsa theksoi se Gjykata ka pezulluar vetëm dispozitën që parashikon gjobat për bllokimin e rrugëve dhe jo të gjithë aktin normativ.

 

M.V/Shqiptarja.com