Piramida drejt përfundimit, Veliaj: Po punojmë për detajet e fundit! Do të shërbejë edhe si atraksion turistik për qytetin

1 Shtator 2022, 14:48

Piramida e Tiranës, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në rajon, me emrin TUMO, do të ketë si pjesë të saj edhe një ballkon, që do të shërbejë si atraksion turistik i qytetit, por edhe një lulishte si peizazh i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.