Pistoletë me mbishkrimin ‘Valter’, fishkë, radio, çfarë u gjet në banesën e një prej ekzekutorëve të Gentian Bejtjas

20 Mars, 11:57

41-vjeçar me tre emra, Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se është një prej autorëve të ekzekutimit të Gentian Bejtjas. Policia njofton se pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka gjetur një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri.