Piu fotokosinë para SPAK, vdes 63-vjeçari nga Lezha! Mori kredi 76 mijë lekë të reja për rinovim shtëpie, iu kthye në borxh 4.8 mln! I bllokuan shtëpinë, tokën, makinën e pagën

3 Korrik, 14:35

Pas më pak se 20 orësh në spital, ka ndërruar jetë mëngjesin e të mërkurës Pal Trashaj, 63 vjeçari i cili mesditën e djeshme piu fostoksinë para SPAK, për shkak të kalvarit si viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë. Incidenti u shënua mesditën e së martës, ndërsa Pal Trashaj kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes ndaj tij nga ata që i quante bandë hajdutësh.