Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, i ndaluar nga ushtria izraelite bashkë me aktivistë të tjerë të flotiljes 'Sumud' që do të dërgonte ndihma në Gaza, është shëndoshë e mirë. Ministria e Jashtme ka konfirmuar se ai është zhvendosur në Izrael, ku pritet që të takohet nga përfaqësues të ambasadës shqiptare në Tel Aviv.



















