Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokainë drejt Italisë, arrestohet 41 vjeçari në Kamëz! Pritet ekstradimi drejt shtetit fqinj (EMRI)

18 Shkurt, 10:06

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh. Në pranga ka rënë Pëllumb Suçi, banues në Kamëz.