Pjesë e trupës që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi përjetë/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin

10 Gusht 2020, 11:21

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Aleks Nikolli. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Nikolli u rivlerësua në të tre kriteret, pasuri, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, i cili nuk rezultoi i pastër.

Nikolli është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai është një nga gjyqtarët që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm. Ai ishte pjesë e pesëshes së gjyqtarëve që përbëhej me kryetar Fuat Vjerdhës dhe anëtarë  Lindita Hoxha, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini.Trupi gjykues i Dritan Dajtit
Kryetari   Fuat Vjerdha
Anëtar    Lindita Hoxha
Anëtar    Aleks Nikolli
Anëtar    Petrit Aliaj
Anëtar    Skender Damini