Pjesëmarrje e lartë besimtarësh në kremtimin e Krishtlindjes në Lezhë, një pjesë e ndoqën ritualin jashtë katedrales

25 Dhjetor 2023, 00:01

Krishtlindja u kremtua edhe në Lezhë. Qindra besimtarë katolikë ju bashkuan ritualit fetar të lindjes së Jezu Krishtit në Katedralen e Shën Nikolli, ndërsa mesha e shenjtë e mbrëmjes të së dieles u drejtua nga Ipeshkvi i Lezhës Monsinjor Otavio Vitale. Në fjalën e tij para besimtarëve, ai foli për rëndësinë që ka Krishlindja, duke vënë theksin tek paqja në Izrael. Këtë vit pati një pjesëmarrje të lartë besimtarësh të cilët u detyruan të qëndronin edhe jashtë ambientevetë Katedrales për të ndjekur ritualin.