Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Berat, mbërrin i mbuluar me gjak në spital! Niset me urgjencë për kurim drejt Traumës

30 Korrik 2023, 21:28

Një 27 vjeçar ka mbërritur i plagosur me plumb në spitalin e Beratit. I plagosuri është Xhuljano Goga banues në lagjen ‘Uznovë’ në Berat.

Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku dhe kush e ka plagosur. Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.