Plagoset një polic i Kosovës, u sulmua nga një grup personash të maskuar në Veri! Presidenca: Përgjegjës, regjimi serb! Serbia kërcënon me 1000 forca sigurie

9 Dhjetor 2022, 12:21 | Përditesimi i fundit: 2022-12-09 16:00:42

Pak pas shtimit të forcave në veri të Kosovës, një grup personash të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar patrullën e efektivëve. Për pasojë, ka mbetur i plagosur një polic. Në raportim nga veriu i Kosovës, një grup me persona të maskuar kanë sulmuar edhe gazetarët e mediave të Kosovës.