Plagoset rëndë minatori në Bulqizë! Biznesi i kromit po merr jetë, dy të vdekur dhe një i plagosur për një muaj

29 Qershor, 17:34

Një minator mbeti i plagosur rëndë këtë të shtunë në Bulqizë, teksa punonte nëntokë për të nxjerrë krom. Aksidentet në miniera janë të shpeshta dhe institucionet nuk po marrin masa për ti frenuar. Për një muaj e pak ditë, kanë gjetur vdekjen dy minatorë.