Plagosi me armë zjarri në mes të gjimnazit 15-vjeçarin në Laç, arrestohet adoleshenti! U kap në një banesë të braktisur në Kurbin

14 Shkurt 2023, 13:16 | Përditesimi i fundit: 2023-02-14 16:09:40

Policia ka arritur të zbardh konfliktin e ndodhur  mes dy nxënësve të gjimnazit "At Shtjefen Gjeçovi" në Laç, ku mbeti i plagosur me armë zjarri njëri prej tyre. Disa orë pas ngjarjes, blutë bënë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes 17-vjeçarit A. Gj. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera shërbimet e policisë e lokalizuan dhe prangosen në një banese të braktisur në Kurbin.