Plagosi me thikë ish-pronarin italian, gruan dhe vjehrrin e tij, dorëzohet në polici 40 vjeçari në Laprakë! Pushimi nga puna, shkak i sherrit

4 Prill 2023, 12:21 | Përditesimi i fundit: 2023-04-04 15:38:07

Vetëdorëzohet në polici autori i plagosjes së djeshme në Laprakë, Elton Mergjyshi, 40 vjeç. Efektivë të Komisariatit nr. 3 kanë marrë dëshmitë e 2 prej të plagosurve mbrëmjen e djeshme në Laprakë, 40-vjeçares Roxhersa Rrapollari dhe bashkëshortit të saj italian, për të zbuluar dinamikën dhe motivet e ngjarjes.