Plan Kombëtar për kufizimin e përdorimit të makinave gjatë javës dhe sipas targave! Strategjia, më shumë automjete elektrike deri më 2030

4 Janar, 19:29

Qeveria ka hedhur për konsultim publik Planin Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e BE për Energjinë dhe Klimën. Sipas këtij plani, gjatë 2025 parashikohet kufizimi i përdorimit të mjeteve në disa ditë të javës, ndërsa synohet që deri në 2030, 10% e mjeteve në qarkullim të jenë elektrike. 

Përmes një dokumenti prej afro 360 faqesh të hedhur për konsultim publik në fund të vitit të shkuar, qeveria ka tashmë gati Planin Kombëtar për Energjinë e Klimën, që synon të afrojë Shqipërinë me politikat e Bashkimit Evropian. 

Sipas këtij plani, synohet që përgjatë 2025 përdorimi i makinave në vend të kufizohet duke përdorur alternime.