Plani ambicioz i investimeve për vitin 2024 nuk u realizua me 170 mln €! Eksperti: Shpenzimet keqplanifikohen, projektet infrastrukturore zvarriten

2 Mars 2025, 10:07 | Përditesimi: 2 Mars 2025, 10:07

Gati 170 milionë euro “u dogjën” nga institucionet vendase pasi nuk arritën t’i shpenzonin për investime të planifikuar deri në mbyllje të buxhetit për vitin 2024. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se vjet investimet ishin 1.1 miliardë euro nga 1.3 që ishte plani. Ekspertët thonë se ka keqplanifikim buxheti por kanë ndikuar edhe hetimet e SPAK.

I.M/Shqiptarja.com