Plazh dhe...valle, pushuesit shfaqen duke kërcyer në Golem

11 Qershor, 11:28 | Përditesimi: 11 Qershor, 11:28

Teksa jemi zyrtarisht në sezonin e verës, shumë qytetarë kanë zgjedhur që t’i kalojnë ditët e nxehta në bregdet.

Kështu në plazhin e Golemit, në një nga zonat më të frekuentuara, pushuesit e kanë nisur ditën me hare.

Nga pamjet e siguruara shihet se teksa shijojnë rrezet e diellit, pushuesit gjithashtu edhe kërcejnë nën ritmet e muzikës.

r.k./Shqiptarja.com