Plazhi i Kunes në Lezhë ‘rrëmben’ turistë nga mbarë bota me kampera! Pushuesit e huaj: Një mrekulli me çmime të lira

23 Korrik 2023, 16:53

Plazhi i Kunes dhe laguna me të njëjtin emër ka një peizazh të larmishëm mes pishave dhe detit me ujë të kristaltë. Ky atraksion po bëhet gjithnjë e më tërheqës sidomos per turistët e huaj që lëvizin me kampera. Ata kanë treguar për Report Tv pse kanë zgjedhur Kunen për pushimet e tyre verore.