Po çonte djalin në kopsht, dhunohet nga dy persona avokati Sokol Mëngjesi

29 Maj, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2024-05-29 15:45:24

 

Dy persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar avokatin Sokol Mëngjesin, që njihet dhe si një nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha. Avokati është dhunuar me levë, mëson gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema duke iu referuar burimeve nga policia.