Po hynte në Shqipëri me 18 mijë e 500 paund të pa deklaruara, nën hetim 32-vjeçari rumun në Rinas

26 Prill 2023, 13:36 | Përditesimi: 26 Prill 2023, 17:27

Një rumun 32-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Tiranës pasi u përpoq të hynte në Shqipëri me një shumë parash të padeklaruara.

Rumuni tentoi të hynte në Shqipëri me 18 mijë e 500 paund të cilat u sekuestruan nga policia kufitare.

r.k./Shqiptarja.com